E D I T O R I A L 


Një prej temave preokupuese në organizimin e festivaleve te muzikës moderne, ka qenë dhe ende mbetet cështja e publikut. A duhet festivalet e muzikës bashkëkohore, ta pranojnë mungesën e publikut si fat të tyre të përhershëm apo duhet kuptuar si “keqkuputim” i përkohëshëm në mes muzikës së sotme dhe publikut i cili vetëvetiu me kalimin e kohës do të zgjidhet. Kjo cështje është serioze dhe ka reperkusione direkte në disponimin e sponzorëve të festivaleve të tilla, të cilët e masin arsyeshmërine e participimit të tyre financiar me (pa)fuqinë e depërtimin të këtyre festivaleve në publikun e gjërë.
Që nga edicioni i parë, REMUSICA e ka pasur parasysh këtë problem fundamental dhe ka tentuar që të gjejë rrugë të përshtatshmë në komunikim me publikun. Ajo për këto nëntë vite të ekzistencës së saj, ka arritur ta bëjë publikun e vet.
Në edicionin e sivjemë, REMUSICA vjen me risi, me program edhe më të pasur dhe më atraktiv për publik, duke ruajtur gjithmonë synimet e saja themelore - popullarizimin e muzikës bashkëkohore dhe afimimin ndërkombëtar të muzikës kontemporane shqiptare/kosovare.
Dita e parë e Festivalit i është dedikuar tërësisht muzikës shqiptare, që do të na sjellë ansambli ambicioz Camerata Tirana. Në mbrëmjet vazhduese do të kemi recitalet e dy artistëve me renome të çmueshme ndërkombëtare, nga Franca dhe Gjermania - çelisti Domininique de W illiencourt dhe trombonisti i ri Frederic Belli (të cilin do ta kemi prezent edhe në koncertin e Filharmonisë së Kosovës). Në programin e këtyre dy artistëve (si gjithmonë në koncertet e artistët të huaj pjesmarrës në Remusica) do të ketë edhe vepra të kompozitorëve kosovarë.
Si veçori e ediconit të sivjemë, e konsiderojmë përfshirjen e shtuar të ansambleve (e jo vetëm të solistëve) që, siq dihet, nuk është lehtë të sigurohen. Kështu pos ansambleve të mëdha (Filharmonisë së Kosovës dhe Korit të Filharmonisë), orkestrës kamertale Camerata Tirana, në programin e sivjemë, do të jenë edhe ansamblet Sonoris nga Shkupi dhe Orkestra e fizarmonikave nga Kroacia.
Në shenimin e vitit të Chopin-t, Remusica do të inkuadrohet me një koncert specifik ku do të gërthehen veprat e Chopin-t (të luajtur nga pianistja Yllka Istrefi) dhe veprat elektronike të shkruar në bazë të muzikës së këtij kompozitori .
I bindur se edhe muzika elektronike mund të jetë e kapshme për fëmijë, kompozitori Italian Lucio Garau, do të prezentojë Koncertin e muzikës elektronike për fëmijë (REMUSICA JUNIOR), të bazuara në përallat e vëllezër ve Grim. Pos kësaj për qëllime pedagogjike, sikundër edhe vitin e kaluar, Remusica ka bërë prorosi kompozitorëve kosovarë që të shkruajnë minijatura (këtë vit, për piano) të bazuar në muzikën popullore shqiptare (Koncerti matine i datës 25 maj).
Tradita e Remusica-s për shenimin e për vjetorëve do të vazhdojë edhe sivjet. Kështu është paraparë shenimi i 75 vjetorit të dy kompozirorëve shqiptarë - Vinçenc Gjini dhe Feim Ibrahimi (Tribuna muzikologjike e datës 20 maj). Në përpjekjet që të hap debat ndërkombëtar për problemt e përgjithshme të organizimit të festivaleve të muzikës moderne, REMUSICA sivjet organizon Konferencë ndërkombëtare dy ditore (22 dhe 23 maj) ku pjesmarrës do të jenë përfaqësues të disa festivaleve prestigjioze europiane me të cilat REMUSICA bashkëpunon.

EDiTORiAL .

One of the main preoccupations when organizing a music festival of the contemporar y music is getting the auditorium. Should the non-presence of the audience in contemporar y music festivals be accepted as its destiny or should it be understood as a temporar y “misunderstanding” between the contemporar y music of today and the audience, to be solved in a near future. However, this serious concern has direct implications for the festival sponsors, who still measure and justify their financial support based on the (in) ability of these festivals to attract a wider (massive) audience.
REMUSICA has, since its first edition, envisaged this issue and has continuously attempted to find proper ways to deal with it a find a good way to communicate with the audience. It has succeeded in having its own audience throughout nine years of its existence.
In this year ’s edition, REMUSICA brings innovation, rich and attractive program for the audience, keeping the focus on its main goal - promoting the contemporar y music and affirmation of the contemporar y Albanian/Kosovo music in the international scene.
The first day of the festival, is dedicated entirely to the Albanian Music, brought to us by the Camerata Tirana. In the following evenings, we will enjoy concert recitals of two world known artists from France and Germany - the cellist Dominique de W illiencourt and the new young trombonist Frederic Belli (who will also perform with the Kosovo Philharmonics). In the programme of these two artists (as always in REMUSICA ) the performing of Kosovar composers works is foreseen .
The unique feature of this edition is the increased number of the performing ensembles, which as it is known, is not so easily accomplished. This is why beside the large ensembles such
as Kosovo Philharmonics and its Choir and Camerata Tirana ensemble, the following ensembles will take part: Sonoris ensemble from Skopje and Croatian Ensemble of Accordions.
Marking the year of Chopin - Remusica will offer a specific concert where the works of Chopin performed by Pianist Yllka Istrefi (UK) interacting with the electronic music works based on Chopin music.
Convinced that the electronic music may easier attract the youngsters, the Italian Composer Lucio Garau will present the children’s concert with electronic music (REMUSICA JUNIOR) based on the Brother Grim tales. The educational component, similar to last year ’s edition, will be marked by the call for composers to create new works (this year reser ved for piano miniatures works) based on Albanian folk music. (The matine concert of the 25th of May).
The REMUSICA-s tradition to mark the important anniversaries will continue. This year we will mark the 75 birth anniversar y of two Albanian composers - Vinçenc Gjini and Feim Ibrahimi (Musicological Tribune - 20 May). In the attempts to initiate an international debate for the general problems of a music festival organizational aspects, REMUSICA will organize a Two-day International Conference (22, 23 May) with the participation of prestigious European Festival organizers with whom REMUSICA closely cooperates.
Rafet RuDi , composer