E D I T O R I A L 


Imperativ i festivalit “ReMusica” mbetet kėrkimi i formave tė reja tė komunikimit tė ambientit kulturor kosovar dhe krijuesve tė tij me vlerat e mirėfillta europiane, me krijimtarinė e mirėfillt muzikore tė modernės europiane, para se gjithash me tendencat e saj tė reja. Nė pesė edicionet e mėparshme tė ReMusica-s, artistėt e mėdhej europian dhe botėror, pjesmarrės tė festivalit, kanė futur nė programet e tyre vepra tė kompozitorėve kosovarė, tė cilat, siq marrim vesh nga programet e tyre tė mėvonshme, mbeten shpesh nė repertorin standard tė tyre koncertal. Gjithashtu edhe instrumentistėt tanė fitojnė rast qė tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre dhe ballafaqohen me emra eminentė tė huaj. 

Sė kėndejmi, nga kjo pėrfojė e fituar, jemi bindur nė fuqinė komunikuese tė kulturės kosovare. Sivjet nė kėtė drejtim “ReMusica” ka bėrė njė hap para. Ajo ka porositur nga kompozitorė tė rėndėsishėm europian (nga kompozitori eminent anglez Michael Finnissy, kompozitori italian Giovanni Mancuso, kompozitori bullgar Velimir Zaimov), qė tė shkruajnė vepra origjinale tė bazuar nė folklorin shqiptar, pikėrisht nė Iso-polifoninė shqiptare. Veprat e tyre, bashkė mė krijimet e reja tė kompozitorėve tanė tė bazuar nė kėtė kėndim specifik shqiptar, do tė realizohen nė koncertin inagurial tė festivalit (14 maj). Njėkohėsisht, me kėtė koncert nė tė cilin do tė prezentohet edhe Grupi tradicional nga Shqipėria “Fyejt e Gramshit” i sygjerohet publikut fakti pėr shpalljen e kėndimit tė Iso-polifonisė shqiptare si vlerė e trashėgimisė botėrore nga UNESKO-ja 

Nė edicionin e sivjem tė festivalit do tė realizohen rreth 40 vepra tė autorėve kosovarė, kryesisht vepra tė reja me ēka “ReMusica” e plotėson synimin e saj themelor - afirmimi i krijimtarisė sė kompozitorėve kosovarė tė tė gjitha gjeneratave. 

Nė programin e sivjemė pėrpos solistėve internacional qė mbajnė recitalet e tyre si Arnaud Dumond lutnje (Francė), Steffen Schleirmacher piano (Gjermani), Branka Parlic piano (Serbi) me koncertin “Refleksione minimalistike”, ReMusica pasurohet edhe me pjesmarrjen e ansambleve tė mėdha korale dhe orkestrale-simfonike, tė cilat deri mė tash kanė munguar nė festivalet tona kosovare. Kėshtu do tė prezentohen me koncerte tė veēanta Filharmonia e Kosovės (20 maj), Kori i Operės maqedone (22 qershor) dhe Kori i Filharmonisė sė Kosovės (17 maj). Krahas kėtyre koncertve edhe paraqitja e ansamblet me renome tė rajonit si “Alea” dhe “Trio Pontico” e profilojnė festivalin ReMusica si njė manifestim kyq pėr zhvillimin e jetės muzikore tė Prishtinės


Rafet Rudi, kompozitor