E D I T O R I A L 


Festivali i Muzikės sė Re “ReMusica” ėshtė formuar nė vitin 2002 me synim qė publikut kosovar t’i prezantojė tė gjitha tendencat stilistike tė shfaqura nė muzikė qė nga fillimi i shekullit XX deri nė ditėt e sotme dhe tė popullarizoj muzikėn bashkėkohore. Sivjet mbahet edicioni i pestė i tij. 
Duke pasur karakter tė mirėfilltė ndėrkombėtar, festivali, pėr kėto pesė vite, mblodhi ansamble dhe artistė me renome tė lartė ndėrkombėtare. Nė programet e koncerteve tė tyre, ata rėndom inkuadrojnė edhe veprat e kompozitorėve kosovarė. Kėtė ne e konsiderojmė njė dimension tė rėndėsishėm tė festivalit. Nė tė vėrtet karakterin ndėrkombėtar tė festivalit ne e ndjejmė si shansė pėr krijuesit tanė qė ata tė prezentojnė krijimtarinė e tyre nė njė konkurencė prestigjioze, tė dėshmojnė potencialin e tyre por, pse jo, edhe tė rishikojnė nivelin artistik tė veprės sė tyre. Nė kėtė mėnyrė bėhet hapja e kulturės sonė dhe shkėmbimin e saj me vlerat e mirėfillta europiane. Kėtė rrugė ne e kemi zgjedhur, ndonėse jemi tė vetėdijshėm se vlerat tona gjithmonė nuk do tė zėnė vendin qė ne e kemi imagjinuar apo dėshiruar pėr tė; kultura jonė do tė pėsojė zhgėnjime fillestare krejtėsisht tė kuptueshme, por njėkohėsisht ajo do ta kuptojė se kjo /rrugė/ njėkohėsisht ėshtė njė kėndellje e domosdoshme shpirtėrore, njė vetėdijėsim qė t’a tejkalojmė qarkun provincial nė tė cilin ėshtė gjendur padrejtėsisht ajo. Pra, pėr aq shpejtėsi sa ne e tejkalojmė kėtė qark lokal (provincial), pėr aq edhe familja e madhe e kulturave europiane do tė na pranojė si tė veten. 
Tė prirur nga ky qėllim, edicionin e sivjemė tė festivalit ne e kemi pėrmbushur me emra tė rėndėsishme dhe autoritative europiane. Kėshtė nė natėn e parė do tė dėgjomė njėrin prej ansambleve momentalisht mė nė zė tė muzikės moderne europiane – Kuartetin Mondrian nga Amsterdami. Ky ansambėl, me spektaklin “Eraritjaritjaka” e kompozitorit Heiner Goebbels, ėshtė sot prezent nė tė gjitha sallat prestigjioze tė botės. Publiku do tė ketė rast tė shoh njėrin prej violinistėve mė tė mirė britanik Peter Shepard Skaeverd me shoqėruesin e tij tė pėrhershėm Aaron Shorr, pastaj artistėt tejet premtues tė muzikės sė sotme franēeze - Christophe Mourgiard dhe Pascal Godart, fituesit e konkurseve prestigjioze europiane; kompozitoren autoritative dhe nismėtaren e muzikės elektronike (akusmatike) nė Belgjikė, zonjėn Annette Vande Gorne publiku ynė do tė dėgjojė nė performansėn e saj autoriale. Kurse, pasurimin e vėrtet programor sivjet e bėjmė me Korin madrigalist bullgar, nė koncertin e tė cilit madje do tė dėgjojmė 4 vepra tė autorėve shqiptarė. Nė dy mbrėmjet e fundit do tė kemi njė prezentim tė Muzikės ballkanike tė pėrfshirė nė dy koncerte tė tėrė. 
Qė nga festivali i kaluar, nė programin e koncerteve tė festivalit, kemi ngėrthyer nė njė masė tė matur edhe muzikėn e epokave tė tjera stilistike, me ēka festivali bėn njė paralele kuptimore tė muzikės sė re me muzikėn e shkuar. Kėtė dimension tė ri tė festivalit ne sivjet do ta pasurojmė duke futur edhe disa vepra tė Moxartit me ēka nė mėnyrė specifike festivali e shenon “vitin e Moxartit”. Si edhe viteve tė kaluara kujdes i kemi kushtuar veprave tė kompozitorėve shqiptarė. Sivjet do tė realizohen rreth 30 vepra tė autorėve kosovarė tė tė gjitha gjeneratave. Ndėr to vend tė rėndėsishėm do tė zėnė veprat e kompozitorit (sapo) tė ndjerė Esat Rizvanollit. Do tė shenojmė 70 vjetorin e lindjes sė kompozitorit Fahri Beqiri. 
Nė festival do tė prezentohet njė numėr i madh instrumentistėsh tė njohur kosovarė dhe nje mori krijuesish tė gjeneratės mė tė re kosovare, me ēka ky manifestim i madh muzikor bėhet tribunė representative e kulturės kosovare drejtuar botės.

 


Rafet RUDI, Drejtor i Festivali REMUSICA